Emergjenca mjedisore në Fier, vijon tymi toksik në qytet, Report Tv sjell apelin e qytetarëve: U helmuam këtu! Përplasje politike prej plehrave, Basha: Katastrofë! Subashi: Penguat 2 vite investimin

30 Korrik 2021, 12:23 | Përditesimi i fundit: 2021-07-30 16:46:58

Emergjenca mjedisore e krijuar në Fier pas zjarrit në fushën e plehrave atje ka krijuar edhe përplasje politike. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë në lidhje me djegien e mbetjeve në landfillin e Fierit, ku sot është dita e 5-të që re tymi vijojnë të qëndrojnë pezull mbi qytet. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi.