Partia Demokratike ka reaguar pas emërimit Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive.
Deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat, theksoi se vendimi për emërimin e kreut të re të AMA-s, ra ndesh, me kërkesat e OSBE dhe BE. Ajo theksoi më tej, se drejtimi në këtë linjë nga ana e kryeministrit Edi Rama, shkon në drejtim të kundërt me vullnetin e shqiptarëve.
















