Autoritetet italiane janë vënë menjëherë në lëvizje në zbatim të vendimit të Gjykatës për emigrantët.
Këta të fundit janë transportuar nga kampi i Gjadrit drejt portit të Shëngjinit dhe sipas burimeve për Report Tv do të nisen sonte drejt Italisë. Bëhet fjalë për 7 emigrantët të cilët erdhën të premten me anijen Libra të marinës italiane.
Edhe grupi i parë i emigrantëve të cilët mbërritën më 16 tetor qëndruan vetëm tre ditë në Shqipëri, pasi Gjykata e Romës detyroi Italinë të kthejë mbrapsht kontigjentin e azilkërkuesve sepse nuk vinin nga vende të sigurta.