Në Fier ka një fluks të dukshëm në dyert e aplikimit të pasaportave dhe ID. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të ardhjes së emigranëtve në atdhe, të cilët u duhet të përballojnë edhe temperaturat e larta si dhe diellin e nxehtë teksa presin rradhën.
Qytetarët që mbajnë radhën në këto kushte shprehen dhe japin mendimet e tyre për të shpëtuar nga pritja. Ata thonë se ka një zgjidhje dhe kjo është e thjeshtë, shpërndarja e numrave për aplikuesit gjë që do të lehtësojë edhe problemet shëndetësore që shkaktojnë temperaturat e larta, kjo për arsye se në radhë ka dhe mosha të mëdha si dhe fëmije .















