“Emili”, një rrëfim për pasojat e dhunës! Me regji të Ajola Dajës, filmi premierë sjell në ekran Arta Dobroshin

8 Nëntor, 13:11

Dhuna në familje, raportet mes dy grave të një shtëpie dhe pasojat e dhunës janë në qendër të filmit “Emili” me skenar dhe regji të Ajola Dajës, të shfaqur premierë mbrëmjen e së enjtes në kinema “Millennium” në Tiranë.

Për regjisoren  Ajola Daja, ky film është më domethënësi për të.

"Ky film është dhe regjia ime e parë, pavarësisht se nuk ka qenë skenari im i parë i gjatë. ‘Emili’ është një histori shumë tronditëse që kisha nevojë ta tregoja.”, - thotë Daja.

    No videos found.