Emisioni i plotë 'Esencë' l Gjimnastja që u bë murgeshë, Burgu i Vaqarrit dhe Kombinati Tekstil i Beratit

12 Dhjetor, 22:44 | Përditesimi: 12 Dhjetor, 22:44

Në qytetin e Shkodrës, aty ku rrënojat e historisë dhe besimit ndërthuren, Teuta Buka mbetet një figurë e rrallë që mishëron kthesën e jetës si rrugëtim shpirtëror. Vajzë e re, sportive, me trupin dhe zemrën që i rrihnin fort nën çatinë e ish Kishës së Madhe të Shkodrës, të kthyer në Pallat Sporti gjatë regjimit komunist, Teuta stërvitej për të fituar gara. Por fati i saj nuk ishte vetëm ai i një sportisteje.

A.A/Shqiptarja.com