Ish-deputeti Lefter Maliqi ka komentuar situatën politike në vendin tonë, teksa e ka konsideruar shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj si antikushtetues. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Fronline’ të moderatores Marsela Karapanço, Maliqi tha se zgjedhjet në 6 bashkitë e mbetura pa kryetar, duhet të ishin zhvilluar. Gjithashtu Maliqi tha se më burimet e tij, ka mësuar se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u dërgua në burgun e Durrësit, për t’i dhënë një mesazh Erion Veliajt.




















