Emisioni i plotë 'Frontline'| Kush e kërcënoi Ramën? Prapaskenat për arrestimin e Ballukut dhe loja me imunitetin

13 Shkurt, 08:56 | Përditesimi: 13 Shkurt, 08:56

Deputeti socialist Erion Malaj shprehu bindjen se Këshilli i Mandateve do të mblidhej brenda afateve të caktuara, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. Nga ana tjetër, Kreshnik Spahiu deklaroi se dosja 'Balluku' është prova e fundit se qeveria e kryeministrit Edi Rama nuk e kontrollon drejtësinë. Ndërkohë Plator Nesturi deklaroi se Kuvendi duhet patjetër ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut. Sipas Nesturit, nëse mazhoranca do të bëhet barrierë për të mos lejuar drejtësinë të veprojë mbi Ballukun, atëherë do të marrë kosto politike.

I.M/Shqiptarja.com