Të jetosh vetëm me art në Shkodër është shumë e vështirë, pasi tregu është i ngopur me artistë dhe të ardhurat janë të pamjaftueshme për të mbajtur familjen. Ndaj Teuta Lagja ka zgjedhur të bëjë një profesion të dytë. Prej 27 vitesh jep mesim në ciklin fillor. Për më shumë ndiqni materialin e realizuar nga gazetarja Xhensila Nako. Shumë njerëz e nisin bletarinë thjesht si hobi, por të paktë janë ata që arrijnë të qëndrojnë gjatë. Sot udhëtojmë në Pukë për të dëgjuar historinë e bletarit dhe studiuesit Abdyl Arifaj. Ai tregon me sinqeritet vështirësitë e këtij profesioni, gabimet që bëhen në terren nga mungesa e njohurive dhe arsyen pse të rinjtë po e braktisin këtë rrugë. Ndiqni reportazhin e përgatitur nga gazetari Armir Mehaj.




















