Emisioni i plotë 'Një nga ne'- Ervin Ziu, ish-ushtaraku që u bë kinomekanik: Ja pse duhet ruajtur ky zanat i rrallë

27 Qershor, 15:34 | Përditesimi: 27 Qershor, 15:34

Dikur çdo qytet kishte kinomekanikët e tij që ishin përgjegjës për shfaqjen e filmave, por teknologjia e zbehu këtë profesion. Ervin Ziu është ndër të paktët që e ushtron prej 8 vitesh. E trashëgoi nga i ati dhe ka një patentë të vitit '93. Sot e gjejmë pranë AQSHF duke na shpjeguar në detaje përgjegjësitë e një kinomekaniku dhe rëndësinë e ruajtjes së këtij profesioni të rrallë. Ndiqni materialin nga gazetarja Xhensila Nako.

E.H/Shqiptarja.com