Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 18 Shtator 2026, Receta/ Trendet e nuseve & Histori dasmash

18 Shtator, 15:21 | Përditesimi: 18 Shtator, 15:21

Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me qumësht dhe vezë / Mashurka me patate / Puding në gotë me recel boronice.

Në "Rreze Dielli", Linda dhe Mira Rusi rrëfejnë historinë e një familjeje të veçantë artistësh, lidhjen mes gjashtë motrave dhe vëllait fotograf, si dhe dëshirën e babait të tyre që u përmbush nga vajzat. Ato ndajnë kujtime nga 25 vite punë së bashku në atelie-parukeri, tregojnë rrugëtimin e motrës së vogël, këngëtares Silvana Rusi, drejt skenës shqiptare dhe sjellin emocione nga historitë e nuseve që kanë shoqëruar ndër vite drejt kurorëzimit.

Sezoni i nuseve është në kulmin e tij dhe bashkë me të vijnë edhe tendencat më të reja për pamjen e ditës së madhe. Linda dhe Mira Rusi, make up artiste, flasin për trendet e grimit dhe fustaneve të nusërisë këtë sezon, nga eleganca natyrale te detajet që i japin çdo nuseje një pamje unike dhe të paharrueshme.

MC/Shqiptarja.com