Zonja Mirela solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Speca të mbushur me bulgur / Kunguj me kos / Petulla me qumësht.
Sot do të ndalemi te një nga lidhjet më të bukura që mund të krijojë njeriu: miqësia. Një miqësi e vërtetë nuk është vetëm të ndash të qeshurat, udhëtimet apo momentet e bukura. Ajo është edhe dashuri, respekt, mbështetje dhe të qenit pranë njëri-tjetrit në ditët e mira, por sidomos në ato më të vështirat. Sepse miqtë e vërtetë janë ata që nuk janë aty vetëm kur gjithçka shkon mirë, por qëndrojnë pranë teje edhe kur jeta të vendos përballë sfidave. Thonë se me kalimin e viteve, miqtë bëhen familje, dhe sot do të flasim pikërisht për këtë lloj miqësie: atë që nuk matet me vite, por me kujtime, përjetime dhe me mënyrën se si gjendemi pranë njëri-tjetrit. Shtatë zonja të nderuara kanë ardhur posaçërisht nga Korça për emisionin "Rreze Dielli": Lenkë Kodra, Valbona Laholli, Leonora Terpollari, Donika Liçjeni, Luljeta Ramadani, Marsela Kasapi dhe Hëna Shalsi. Dhe, siç e do mikpritja korçare, nuk kanë ardhur duar bosh! Në fakt, këto shtatë zonja janë pjesë e një grupi prej 25 mikeshash, që udhëtojnë, argëtohen, festojnë dhe gjenden pranë njëra-tjetrës në çdo moment të rëndësishëm, një miqësi që ndër vite është kthyer në një familje të madhe.




















