Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Dhjetor 2025 – Receta festive/ Filmi ‘Bad Drop’/ Kujdesi për lëkurën, si të shkëlqejmë për festa

23 Dhjetor, 15:41 | Përditesimi: 23 Dhjetor, 15:41

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Dhiples, ëmbëlsirë e shpejtë me sherbet / Byrek me makarona / Fërgesë Tirane me mëlçi dhe gjizë.

Filmi më i ri në kinema, “Bad Drop”, sjell në ekran një histori të errët dhe të mbushur me tension, ku një grua, dy banda rivale në Durrës dhe një lojë shahu e rrezikshme ndërthuren në një rrëfim ku, në fund, humbës dalin të gjithë. Një film serial që po korr sukses në kinematë e Tiranës dhe që shumë shpejt pritet të shfaqet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë dhe Kosovës. Në këtë projekt ambicioz, përkrah emrave të njohur të kinemasë shqiptare si Behar Mera dhe Bujar Asqeriu, spikasin edhe Maringlen Çika dhe Viola Nova, të cilët tregojnë në "Rreze Dielli" se si u bënë pjesë e kastit dhe ndajnë me publikun disa nga prapaskenat më interesante të xhirimeve të filmit.

Dimri është një nga stinët më sfiduese për lëkurën e fytyrës. Temperaturat e ulëta, ajri i thatë dhe ndryshimet e shpeshta të ambientit ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe shkëlqimin e saj. Por si mund ta mbrojmë lëkurën gjatë kësaj periudhe dhe të shkëlqejmë gjatë festave? Dermatologia Dr. PhD. Brunilda Bardhi na tregon në "Rreze Dielli" cilat janë trajtimet më të përshtatshme të fytyrës në dimër, gabimet më të shpeshta që bëjmë në përzgjedhjen e produkteve kozmetike dhe këshillat profesionale për një lëkurë të shëndetshme, të hidratuar dhe plot shkëlqim.

MC/Shqiptarja.com