Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me djathë dhe vezë / Gliko me lëvore shalqiri / Sorbeto me shalqi.
AlbArt është një festival ndërkombëtar që krijon ura lidhëse mes artistëve shqiptarë të diasporës dhe vendit të origjinës, duke promovuar dialogun kulturor përmes artit. Ky aktivitet sjell në një platformë të përbashkët krijues shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në vende të ndryshme të botës, duke ndërthurur traditat, identitetin dhe vlerat e kulturës shqiptare me ndikimet artistike të shoqërive ku ata janë integruar. Për të folur më gjerësisht mbi misionin, rrugëtimin dhe ndikimin e këtij festivali, i cili mbahet këtë fundjavë në Itali, flasim në “Rreze Dielli” me Valbona Xibrin, regjisore dhe organizatore e AlbArt.
Për më shumë se dy dekada jetoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndërtoi një karrierë të suksesshme si arkitekte. Por pas realizimit të asaj që shumë e quajnë “ëndrra amerikane”, Jonida Gjoka vendosi të rikthehej në Shqipëri në kërkim të një përmbushjeje më të thellë shpirtërore. Në një rrëfim për kamerën e “Rreze Dielli”, ajo tregon sfidat e fillimit në Amerikë, nga puna në lavanderi deri te projektet e arkitekturës në zonat më elitare të vendit. Megjithatë, pavarësisht suksesit profesional, diçka mungonte. Kontakti i parë me jogën ndryshoi rrjedhën e jetës së saj. Sot, Jonida jo vetëm që e praktikon këtë disiplinë çdo ditë, por ua mëson edhe të tjerëve. Ajo na tregon disa nga ushtrimet më të thjeshta dhe efektive që mund të bëhen që në mëngjes, pa dalë nga shtëpia, si edhe teknika për të larguar stresin dhe për të gjetur qetësinë përmes jogës.




















