Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 4 Maj 2026 – Receta / Horoskopi i Majit/ Kumaku, bima rigjeneruese e lëkurës

4 Maj, 15:22 | Përditesimi: 4 Maj, 15:22

Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me oriz në furrë / Patëllxhanë krokant në furrë / Reçel me panxhar.

Muaji Maj do të jetë një muaj i mbarë për shenjat e horoskopit. Do të kemi Hënë të plotë, e cila do të ndikojë në mënyrë dominuese duke dhënë energji, mundësi të reja, ndryshime të rëndësishme dhe momente reflektimi për secilin prej nesh. “Ky është muaji kur duhet të gjejmë veten tonë, të heqim dorë nga pengesat dhe kushtëzimet që na janë transmetuar nga ambienti dhe familja. Pra, duhet të arrijmë potencialin tonë dhe të shijojmë jetën”, theksoi astrologia Denisa Shyle, e cila bëri një panoramë të plotë të parashikimeve të horoskopit për secilën shenjë të zodiakut.

Kalendula apo kumaku – lulja mrekulli që shëron lëkurën, qetëson trupin dhe forcon imunitetin. E njohur si “dielli i tokës”, ajo nuk është vetëm e bukur për syrin, por edhe një aleate e fortë për shëndetin me vlera të jashtëzakonshme shëruese. Edhe pse duket si një lule e zakonshme, kalendula, e njohur ndryshe si kumaku, është një thesar natyror që prej shekujsh përdoret për të shëruar trupin dhe për të qetësuar shpirtin. Nga plagët e vogla dhe ekzemat, deri te ulçerat, infeksionet bakteriale dhe inflamacionet e brendshme, kjo bimë medicinale është një aleat i fuqishëm në çdo shtëpi. Sot, edhe shkenca moderne po konfirmon atë që mjekësia popullore e ka ditur prej kohësh, sidomos në fushën e kozmetikës: kalendula nuk është thjesht një lule, por një ilaç i vërtetë nga natyra. Çfarë e bën kalendulën kaq të veçantë dhe si mund ta përdorim në jetën e përditshme? Për këtë bimë medicinale flasim sot në “Bima dhe Shëndeti”, me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja.

MC/Shqiptarja.com