Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Cheesecake me luleshtrydhe / Bukë me perime, ullinj dhe erëza / Supë me thjerrëza të kuqe.
Sofra Lezhiane mori vendin e parë në Panairin Ndërkombëtar të Gatimit dhe Kohës së Lirë që u mbajt në Poloni. Një nga panairet më të mëdha ndërkombëtare, mes 260 sofrave dhe ekspozimeve nga vende të ndryshme të botës, sofra lezhjane tërhoqi vëmendjen e vizitorëve si një triumf i shijes, traditës, kostumit popullor dhe shpirtit shqiptar. Por çfarë e bën kaq të veçantë këtë sofër? Çfarë fshihet pas gatimeve, këngëve dhe veshjeve të Lezhës që mahnitën një publik ndërkombëtar? Sot në studion e “Rreze Dielli” me skuadrën përfaqësuese do të zbulojmë historinë, sekretet dhe identitetin e një prej zonave më të pasura në traditë në Shqipëri.




















