Zonja Albana solli katër receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Tavë me speca, oriz dhe mish të grirë / Omletë në unaza qepeje / Sallatë me kastravec / Spinaq në brumë.
Në botën e bukurisë ekzistojnë emra që nuk përfaqësojnë thjesht produkte apo stil, por një filozofi të tërë elegance, arti dhe luksit italian. Një prej tyre është pa dyshim Aldo Coppola - brandi që revolucionarizoi mënyrën se si gratë kujdesen për flokët, duke sjellë natyralitetin, finesën dhe konceptin e “beauty experience”. Sot në "Rreze Dielli" prezantojmë Artën, një grua që e solli këtë frymë edhe në Shqipëri, një sipërmarrëse elegante, pasionante dhe vizionare, e cila besoi se edhe gratë shqiptare meritonin të preknin standardin premium të beauty-t italian. Ajo nuk sjell vetëm një markë të famshme, por një mënyrë të re të të jetuarit bukurinë.
Në një kohë kur me një klikim porosisim ushqim, rezervojmë udhëtime apo bëjmë pagesa online, pse duhet të jetë kaq e vështirë të gjesh një mjek, një klinikë apo të rezervosh një vizitë kur ke një problem shëndetësor tëndin apo të familjarëve? Pikërisht për këtë është krijuar AloDOKTOR, një platformë shqiptare që synon ta bëjë më të thjeshtë dhe më të shpejtë lidhjen mes pacientit dhe profesionistëve të shëndetit. Me një prej themeluesve të AloDoktor.al, Erando Çiko, diskutuam në “Rreze Dielli” për këtë ide inovative dhe për mënyrën se si teknologjia po ndryshon aksesin në shërbimet shëndetësore.




















