SPAK i ka dërguar më 7 nëntor ish-kryeministrit Sali Berisha fletëthirrje për tu paraqitur SPAK për krimin shtetëror të 21 janarit, ndërsa Berisha mohoi të jetë informuar për thirrjen në Prokurori. Lidhur me ketë analisti Mentor Kikia, i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv tha se nëse Berisha nuk shkon në SPAK e pret ballkoni, duke iu referuar vitit 2023 kur Berisha qëndroi në ballkonin e banesës ku mbante fjalime, pasi ishte në masës 'arrest shtëpie' për hetimin e kompleksit 'Partizani'. Kikia theksoi se ngjarja e 21 janari është një ngjarje e rëndë, ndërsa theksoi se duhet që të zbardhet nga drejtësia.

















