Këtë herë Provedeli u shndërrua në një sulmues të mirëfilltë, teksa në sekondën e fundit të kohës shtesë e shtyn topin me kokë në rrjetë.
Një gol që solli një festë të jashtëzakonshme në radhët e Lacios e që padyshim shkakoi pafund trishtim në radhët e Atletikos së Madridit. Goli i shënuar nga portieri i bardhekaltërve vulosi barazimin 1-1, duke i dhënë pikën e parë skuadrës në këtë sezon të Ligës së Kampionëve