Empoli fiton 0-1 me kampionët e Italisë, Berisha më i miri kundër Napolit! Gjimshiti devijon në portën e tij, luhet derbi Lazio - Roma

12 Nëntor 2023, 18:42

Serie A e futbollit do vijojë edhe këtë të diel më javën e 12-të, teksa programi i pesë dueleve ka nisur në orën 12:30. Në "Maradona", kampionët e Italisë në fuqi, Napoli u befasua nga Empoli, me skuadrën e Berishës, Ismajlit dhe Shpendit që fitoi 0-1. Në fushë këtë pasdite spikat derbi i kryeqytetit Lazio - Roma, teksa në fushë do jetë edhe Interi që kërkon t'i marrë Juventusit vendin e parë.