EMRAT/ Dyshime se kanë shkelur ligjin e dekriminalizmit, KQZ çon për verifikim në Prokurori 34 kandidatë për kryebashkiakë e Këshilla Bashkiakë

12 Prill 2023, 13:50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të çojë për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 34 kandidatë për kryebashkiakë dhe anëtarë për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet e 14 majit. Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi tha se deri më tani vetëm 34 është numri i kandidatëve për të cilët ka dyshime se mund të kenë shkelur formularin e dekriminalizimit dhe për këtë arsye do të verifikohen nga Prokuroria.