EMRAT/ Përplasja në burgun e Peqinit, kush janë tre të dënuarit përjetë që u përfshinë në përleshje

15 Dhjetor 2023, 15:32

Sokol Mjacaj, Arben Lleshi, Ilir Xhakja janë tre të dënuarit përjetë që janë përplasur në burgun e Peqinit.

Dy prej tyre kanë mbetur të plagosur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka qenë i dënuari Sokol Mjacaj që plagosi Ilir Xhakjan dhe Arben Lleshit.