Emrat/Deputetët që fjetën në hotele me paratë publike, pagesa deri në 1.5 mijë USD në muaj, 20 të tjerë morën para edhe për pasaportat diplomatike

23 Gusht 2021, 20:17

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë shfrytëzuar maksimalisht privilegjet që burojnë nga ligji për statusi i ligjvënësit, ku përfshihen pagesa mujore neto 118,215 lekë, pagesa për telefonin, shpenzimet për karburantin, honorare, dieta, qira për banesë (që arrijnë 150 000 deri në 200 000 lekë në muaj), rimburimi për pasaportën diplomatike, futja e makinave luksoze pa paguar detyrimet doganore, udhëtime, zyra etj. Një pjesë e deputetëve kanë përfituar para publike edhe për fjetje në hotele, kryesisht brenda vendit. Ata kanë shpenzuar nga 30 USD deri në 1 500 USD në muaj. Deputetët që kanë frekuentuar më shumë hotelet, sipas tyre për shkak të detyrës, dhe që janë rimbursuar nga Kuvendi, janë Artur Roshi, Vasil Sterjovski, Ardit Konomi dhe Vilma Bello.