EMRI/ Dhunohet me shkop bejsbolli polici i Burgut 313 në Tiranë, dërgohet te Trauma! Tre autorët ikin me makinë, i marrin dhe armën e shërbimit

28 Shtator, 12:25

Persona ende të paidentifikuar sulmuan rëndë efektivin sapo doli nga banesa në Yzberisht, rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe më pas u arratisën. Efektivi 36-vjeçar thotë se u godit për shkak të detyrës, punonte edhe në një lokal nate. Hetohet edhe konflikti i mëparshëm, Policia në kërkim të autorëve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë

    No videos found.