EMRI/ Lëvizte i armatosur, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

5 Tetor 2023, 09:26 | Përditesimi: 5 Tetor 2023, 16:25

 Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Vlorë, pasi lëvizte i armatosur. Të riut nga Tirana, iu gjet një armë e llojit “Berreta”.

Pas informacioneve të marra për një të ri, që lëvizte i armatosur Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e Erion Sejdinit, teksa lëvizte në këmbë në lagjen “Hajro Çakerri”.

r.k./Shqiptarja.com