Ende aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit, zjarrfikësit tentojnë të shuajnë flakët me mjete rrethanore! Terreni i vështirëson punën, bënë 2 orë rrugë në këmbë pasi ngelën pa ujë të pijshëm

29 Korrik 2021, 08:38 | Përditesimi i fundit: 2021-07-29 15:32:24

Vijon të  jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum flakët janë aktivizuar serish.