Ende aktiv zjarri në Majën e Rrunës, në terren 40 forca zjarrfikëse për të shuar flakët, sot 'ndihmohen' edhe nga reshjet e shiut

25 Gusht 2021, 15:08 | Përditesimi: 25 Gusht 2021, 15:08

Vijon të jetë aktiv zjarri në Majën, ndërsa sot rriten shpresat për shuarjen e flakëve, për shkak se në zonë kanë filluar edhe reshjet e para të shiut. Në terren janë angazhuar 10 forca zjarrfikëse te Laku i Pyllit dhe 30 forca të DMR-së Burrel dhe nga Tirana janë angazhuar për mbajtjen nën monitorim të vatrës së zjarrit te Laku i Thive.

r.k./Shqiptarja.com