Ende problematike situata në Landifillin e Fierit, era përhap tymin në një hapësirë mjaft të gjerë

29 Korrik 2021, 13:55

Pavarësisht se nuk ka më flakë, sërish situata në landfillin e Fierit mbete shumë problematike, për shkak të tymit që vijojnë të gjenerojnë mbetjet që u dogjën. Mjete të tonazhit të rëndë po punojnë për mbulimin me dhé të mbetjeve që çlirojnë tym, por sërish ka ende shumë punë për t'u bërë. Ndërkohë era ndikon në përhapjen e tymit në një rreze shumë të gjerë, duke mbërritur edhe në qytet.