Zjarri në Majën e Rrunës vijon prej javësh dhe pavarësish ndërhyrjes nga toka dhe ajri për ditë me radhë shuarja e flakëve ka qenë e pamundur. Vatra vijon të jetë ende problematike pasi edhe kur vihen nën kontroll, flakët përparojnë për shkak të erës në zonë dhe terrenit të vështirë.
Sot për shuarjen e zjarrit janë angazhuar për izolimin e kësaj vatre zjarri 10 forca zjarrfikëse, 8 forca të pyjores dhe Njësisë administrative Malzi, si dhe 15 forca të DMR-së Kukës.















