Ende vatra zjarri në Majën e Rrunës në Kukës, helikopteri ka nisur punë që mëngjes! Situata jo problematike

13 Gusht 2021, 09:37 | Përditesimi: 13 Gusht 2021, 12:43

Vatrat e zjarri në Majën e Rrunës vijojnë ende të jenë aktive në Lakun e Mollave dhe Laku e  Thive. Pyjet në këtë zonë po digjen prej ditësh, edhe pse aktualisht situata nuk paraqitet problematike dhe po punohet si nga toka dhe nga ajri për shuarjen e tyre.

Helikopteri ka nisur punën që në orën 07:00 të mëngjesit duke hedhur ujë në mënyrë që të shuhen vatrat komplet. Ndërsa zjarrfikëset dhe trupat e emergjencave kanë ndërhyrë nga toka ku po bëjnë të mundur vënien nën kontroll flakët.

KT/Shqiptarja.com