Energjia me tre fasha për furrat, të ftuarit në 'Përballje': Duhet analizë thelbësore! Shumë biznese abuzojnë, mund të ketë rritje çmimesh

20 Mars, 16:02 | Përditesimi i fundit: 2024-03-20 18:06:09

Çmimi i energjisë i ndarë në tre fasha për furrat e bukës, i propozuar nga OSHEE, ishte tema në ‘Përballje’ në Report TV.

Eduard Elezi, eksperti i energjisë i ftuar në studio deklaroi se tek Enti Rregullator i Energjisë nuk ka kryer një studim apo analizë për të ardhur tek rritja e çmimit.