'Engjëll dhe Djall', Nedim Bajrami shpërdoron rastin e artë në finalen kundër Celtic

16 Dhjetor, 17:51

Celtic mposhti Rangers të diel (dje) në finalen e Kupës së Ligës dhe ngriti lart trofeun, me ndeshjen që prodhoi gjashtë gola, shkoi në shtesë dhe u vendos pas penalltive (4-3).

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 41-të nga Nedim Bajrami që kaloi në epërsi Rangersin. Me Blutë e Glasgow që ishin në epërsi, ekipi i Rangers kishte një tjetër mundësi për golin e dytë, por që u shpërdorua.

Në një kundërsulm, me avanazhin numerik katër kundër një, Nedim Bajrami merr një top dhe gabon në pasimin final. Mbrojtësi i vetëm i Celtic e kuptoi idenë e Bajramit dhe e ndali në kohë, duke bërë që Bajrami të mos dhuronte dot saktë pasin, me historinë e finales që mund të ishte ndryshe.

    No videos found.