Epoka e re e Mbretërisë së Bashkuar! Sot ceremonia e shpalljes së Charles III mbret! Asnjë datë për funeralin e mbretëreshës

10 Shtator 2022, 10:59 | Përditesimi i fundit: 2022-09-10 11:32:21

Kur kanë kaluar 3 ditë nga vdekja e mbretëreshës Elizabeth, ende nuk ka asnjë datë zyrtare për funeralin e saj. Nga ana tjetër, sot është një ditë shumë e rëndësishme në historinë e Britanisë së Madhe. Ditën e sotme zhvillohet ceremonia zyrtare e shpalljes së Charles III mbret, duke e futur kështu vendin në një epokë të re.