Era e fortë favorizon zjarret në Krujë, tre vatra aktive! Ndërhyrje me mjete dhe njerëz nga toka

12 Gusht, 19:49 | Përditesimi: 12 Gusht, 19:49

Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Krujë, në lagjet Abaze dhe Boje, si dhe në vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras.

Në lagjen Abaze, zjarri vijon në zonën e Kroit të Madh. Helikopterët janë larguar, ndërsa situata nuk duket e mirë për shkak të erës së fortë që po favorizon përhapjen e zjarrit gjatë natës.

E.H/Shqiptarja.com