Era favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet ushtria, ndërpritet operacioni në Dukat të Ri

3 Gusht 2021, 12:07 | Përditesimi: 3 Gusht 2021, 12:07

Për shkak të erës së fortë e cila favorizon përhapjen e flakëve është ndërprerë operacioni i shuarjes së zjarrit në fshatin Dukat i Ri.

Puna e ushtrisë në terren është ndërprerë për shkak se atyre u rrezikohet jeta nga flakët. Rreth 500 FA janë angazhuar për të vënë flakët në kontroll në të gjitha vatrat e rrezikshme.

r.k./Shqiptarja.com