Eranda Libohova gjallëron Pazarin e Ri në Tiranë, mbledh në koncert adhuruesit e muzikës shqiptare

30 Gusht, 18:53

Këngëtarja Eranda Libohova mbajti mbrëmjen e së enjtes tek Pazari i Ri një koncert që u ndoq nga qytetarë të çdo moshe. Përveç repertorit të gjerë të këngëve të saj, nuk munguan as këngët popullore.