Erdhi Lokomotiva 2 \ Premierë në 14 Maj

12 Maj 2021, 13:16 | Përditesimi i fundit: 2021-05-12 13:16:48

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”  folëm për rikthimin e serialit “ Lokomotiva” një prodhim shqiptar nga producenti Ermal Qori. Seriali do të shfaqet për publikun me 14 maj tek Amfiteatri i liqenit artificial në kryeqytet.

Një serial me komedi, aventurë dhe dramë që xhirohet në peizazhin e bukur të Shqipërisë së egër natyrore.

Tashmë ndryshe nga seria e parë kjo seri vjen në bashkëpunim me aktorë italianë të cilët janë treguar të gatshëm për të zhvendosur serinë e tretë në shtetin italian.