Erdogan këndon para turmës në Stamboll dhe mban fjalimin e fitores: Falenderoj ata që na besuan qeverisjen për 5 vitet e ardhshme

28 Maj 2023, 20:03

Përpara një turme mbështetësish të emocionuar në Stamboll, Rexhep Tajip Erdogan falënderoi duke kënduar mbështetësit e tij për rezultatin që e solli në presidencën e Turqisë për herë të tretë.

“Ne jemi të parët dhe ju duam”, u tha ai turmës së mbledhur dhe shtoi: “Ne jemi të dashuruar me Stambollin, sot këtu është ndryshe. I gjithë Stambolli është ndryshe”.