Erdogan rindërtoi lagjen në Laç, banorët të gatshëm mirëpresin qytetarët turq: Kemi hapur shtëpinë dhe zemrën prej tërmetit tragjik

9 Shkurt 2023, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2023-02-09 14:40:31

Tërmeti në Turqi është kryefjala e diskutimeve mes banorëve të Laçit gjatë këtyre ditëve. Në lagjen e rindërtuar me financim të qeverisë turke në këtë qytet, që ishte një ndër më të prekurit nga lëkundjet sizmike të vitit 2019, qytetarët janë të shokuar nga tragjedia e ndodhur në Turqi, ku kanë humbur jetën mijëra persona.