Eriksen jep shpresë: Jam mirë, pres të kthehem! Kapiteni Kjaer i tërhoqi gjuhën, mjekët ‘i rikthyen’ zemrën! Kardiologët: Rrezikon të mos luaj më futboll

13 Qershor 2021, 14:38

Pas rrëzimit në fushë pa ndjenja, futbollisti danez Christian Eriksen ka dhënë shpresë duke deklaruar se është mirë dhe shpreson të kthehet në fushë. Mjekët i japin merita kapitenit Kjaer i cili i tërhoqi gjuhën në momentet e para ndërsa ndihma e shpejtë i riktheu rrahjet e zemrës. Por kardiologët thonë se nëse ka pësuar arrest kardiak ai rrezikon të mos luaj më.