Erl Murati: Do ishte absurde nëse Berisha i lë partinë Argitës, s’ka karrierë politike

15 Dhjetor 2023, 13:13

Analisti Erl Murati thotë për Report Tv se do ishte absurde nëse Sali Berisha do t’i linte partinë Argita Berishës, vajzës së tij. Murati thotë se do ishte paradoks që ish-kryeministri ta kthente partinë në pjesë të trashëgimisë biologjike. Ndërsa sa i përket Argita Berishës, u shpreh se ajo nuk ka karrierë politike për ta merituar atë vend, aq sa mund të kenë të tjera figura në PD që kanë kontribuuar për vite me radhë.