Ermonela Jaho, për katër ditë në “Opera” me masterclass: Detyrim moral, teatrin do ta bëjmë ne! Studentët e arteve nuk shfaqin interes

17 Prill 2023, 16:11

Sopranoja e njohur Ermonela Jaho vijon të mbajë në Teatrin e Operas masterclass për artistët e kantos. Me sallat plot të huaj në shtetet e mëdha, ndjen keqardhje që studentët e Arteve nuk u bënë pjesë e kësaj eksperience. Ajo premton rikthimin në tetor me Akademinë Teatrale dhe një performancë së bashku me të rinjtë.