Ermonela Jaho sjell emocione në skenën e Teatrit të Operas! Duartokitje të gjata dhe vlerësim për sopranon

18 Shtator, 15:27 | Përditesimi: 18 Shtator, 15:27

Një udhëtim në kryeveprat botërore të emrave më të mëdhenj të muzikës klasike, si: Verdi, Bellini, Donizetti, Puçini e të tjerë ka qenë koncerti i djeshëm në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit i sopranos së njohur, Ermonela Jaho. Me paraqitjen e saj elegante dhe interpretimin e ndjerë, Jaho arriti të mbante peshë publikun nga fillimi deri në fund.

I.M/Shqiptarja.com