Ernest Muçi i zhgënjyer me Sylvinhon? Sulmuesi: Doja më shumë minuta

25 Qershor, 16:02

Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares foli për mediet pasi ekipi mbërriti në Rinas, kjo pas eliminimit nga Euro 2024. Sulmuesi i Besiktas dukej i zhgënjyer për minutat e pakta që mori në "Gjermani 2024".

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”, tha ai.