Eros Grezda analizon Kombëtaren dhe zbulon profesionin e ri për Report TV: Hoxha dhe Muçi duhet të kenë më shumë minuta, Sylvinho i mrekullueshëm

13 Nëntor, 14:35

Ish-sulmuesi anësor i Kombëtares, Eros Grezda ka folur për gazetarin Andi Kapxhiu në Report TV. 29-vjeçari prej gjashtë muajsh është shkëputur nga futbolli i luajtur dhe është fokusuar në botën e agjentëve të futbollistëve.

Grezda foli në prag të dy ndeshjeve që Kombëtarja luan kundër Çekisë dhe Ukrainës më 16 dhe 19 nëntor në Tiranë, të vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve.

Ish-futbollisti ndalet te klima e mirë që Sylvinho ka krijuar në ekip, por sipas mendimit të tij Muçi dhe Hoxha duhet të kenë më shumë minuta. Grezda që ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar një gol me Kombëtaren, thotë se lojtarë si Hoxha vijnë rrallë në ekip.

    No videos found.