‘Errësirë’, ekspozitë për diktaturën në tunelin 25 m në muzeun ‘Shtëpia me gjethe’

21 Maj 2022, 19:49

Në tunelin 25 m të gjatë në muzeun “Shtëpia me gjethe” artisti Oltsen Gripshi, shpërfaq përmes pikturës, videos e instalacionit vuajtjet e komunizmit. 70 kanotjere të varura, në kujtim të atyre që s’ia dolën, dhe imazhi i bijës në ngjyra, si ftesë që pas katarsisit të memories, ka ende shpresë për fillim të ri