Ervis Martinaj prej 3 vitesh i zhdukur, babai në GJKKO: Më vjen turp që pyetem për lecka e tulla, pasuritë i kam të ligjshme! Në kohën e bandave lëvizja me 800 mijë $ në makinë

21 Maj, 17:10 | Përditesimi: 21 Maj, 17:10

Babai i Ervis Martinaj, dëshmoi në Gjykatën e SPAK, aty ku SPAK kërkon t’i konfiskojë rreth 10 milionë euro pasuri në emër të tij dhe familjarëve. Mustafa Martinaj tha se pasurinë e ka ngritur me punë të ndershme, dhe thekson se ka qenë ai që e ka ndihmuar të birin, Ervis Martinaj, kur la përgjysmë studimet për ekonomik në Itali dhe u kthye në Tiranë. Për të birin, si çdo prind, nuk kurseu superlativat.

    A.M/Shqiptarja.com