Esencë -Doni të jetoni më gjatë? Ka disa sekrete… (7 qershor 2023)

7 Qershor 2023, 22:58

Jetëgjatësia është ëndrra e të gjithëve.

Një ndër misionet e njerëzimit ndër shekuj ka qenë të zbulojë sekretet e të jetuarit më gjatë, dhe një ndër arritjet më të medha është niveli i jetëgjatësisë I cili ka ndryshuar duke ardhur në rritje.

 Studime të pafundme na vijnë si rezultat I kërkimeve në shtete e periudha te ndryshme. E shpesh njerezit qe kane patur fatin te thyejne rekorde jetegjatesie jane pyetur per te zbuluar sekretin e tyre.

Teorite jane te shumta e te ndyshme, por duket se ka disa pika te perbashketa mes te gjithave: shëndeti i mirë fizik, gjumë i mjaftueshëm dhe optimizmi.

Të ftuarit në Esencë ndanë këndvështrimet e tyre në lidhje teoritë më të shpeshta që duket se lidhen ngushtë më vitet e jetës sonë.

Eglent Bici, I njohur për motivimet dhe trajnimet e tij të suksesshme na rrëfeu se ai beson tek ajo çka ne jemi dhe mendojmë për veten: “Nëse mendon se do jetosh pak, ajo priret të ndodhe- u shpreh ai. Bici theksojë faktin se genetika sipas studimeve zë 5% të ndiikimit në jetëgjatësine e individit, pjesa tjetër është menyra e jetesës dhe ajo që ne mendojmë”

Nje shprehje thote se “E qeshura të zgjat jetën” aktori I humorit Gazmend Paja rrëfeu raportin e tij mes hëndetin, kujdesin që mundohet të tregojë në menyrën e të ushqyerit dhe të të perblluarit gjithë ngarkesën që dita e tij ka. Në lidhje me raportin që publiku shqiptar ka me të qeshurën Gazi shprehet se nuk jemi popull që behemi shpejt për të qeshur, duke zbuluar gjithashtu një detaj interesant për aktorët e humorit; “Pergjithësisht aktorët e humorit janë shumë serioz në jetë, ndryshe nga ajo që perceptohet në publik”- u shpreh aktori.

Sigurisht që një pjesë e rëndësishme e informacioneve që na vijnë në lidhje me jetëgjatesinë kane lidhje të drejtëperdrejtë me atë çka ne hamë. Nutricionistja Matina Çobo tregojë se ka disa ushqime të cilat lidhen me cilësinë e jetës dhe shëndetin e njerezve duke vne theksin tek antioksidantët.