Esencë- Kush i vrau 43 pilotët shqiptarë? (07.04.2024)

7 Prill, 21:18 | Përditesimi i fundit: 2024-04-07 21:38:01

 

43 pilotët shqiptarë kush ishin? Cili ishte fati i tyre? Si u vranë, pse? Cilat ishin kushtet e vrasjes së tyre? Përse një vend kaq i vogël si Shqipëria ka kaq shumë heronj aviatikë? Eljan Tanini bisedoi në Esencë me Kujtim Seranin i cili ka krijuar bashkë me miqtë e tij një shoqatë për pilotët shqiptarë të rënë në krye të detyrës. I ftuar në Esencë ishte edhe Aleksandër Çala, autor i librit “Meteor’’, kushtuar personave pilotëve të rënë në krye të detyrës. Jahja Delia, Babai i pilotit Floran Delia foli mes dhimbjes me lot në sy për humbjen e djalit. Babai i 43-vjeçarit që sot nuk jeton më, rrëfen çastin e fundit kur e kishte përcjellë të birin si zakonisht për në punë. #eljantanini #esencë #reporttv #kujtimserani #aleksandërçala