Esencë - Nostalgjia për vitet e arta të Cirkut Kombëtar (1 shkurt 2023)

1 Shkurt 2023, 18:59

Një prej mjeshtrave të cirkut në Shqipëri Agron Muho erdhi në “Esencë ” për të na rrëfyer 50 vjet angazhim në ajër,me cirkun si një prej sporteve më të veçantë dhe plot adrenalinë . Ai kujton kohën kur ushtrohej dhe performonte në për shfaqje dhe ndjesia e të bërit cirk ishte krejt e ndryshme. Publiku kishte një lidhje të vecantë me artistët e cirkut të cilët realizonin edhe turne në për të gjithë Shqipërine dhe interesi për shfaqjet ishte tepër i lartë . Ai kujton edhe periudhën kur emra të politikës së kohës para viteve 90’ shprehnin interes dhe vinin në skenën e cirkut për të ndjekur shfaqjet. Por gjërat morën kthesë tjetër kur çadra e cirkut,streha e artistëve aty u shkatërrua përfundimisht pas viteve 90’ dhe për akrobatët gjërat u vështirësuan. Agroni punon sot me brezin e ri të artistëve të cirkut në studion e cirkut të cilën e ka themeluar vetë . Ai thotë se për këtë gjini të artit duhet shumë mbështetje morale dhe financiare kundrejt talenteve të cilët vetëm kështu e ushtrojnë pasionin e tyre. Vetë kujton mbështetjen që ka marrë ndër vite nga mjeshtrat e mëdhenj të cirkut,për të cilët ngre zërin se duhen mbështetur dhe vlerësuar për sa u kanë dhë në brezave. “Cirku kërkon mbështetje në të gjitha kohët dhe brezat”- thotë ai,duke bërë thirrje për të mos e lënë këtë sport-art në harresë .